“Teknokratëve pasanikë 7500€, klasës punëtore as 200€”
Mëngjesin e së shtunës ky shkrim ka mbushur muret e jashtme të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
E shkrimi lidhet me diskutimin ditëve të fundit që ka nxitur angazhimi i Gani Jakupit si konsulent i jashtëm për ambasadorin e Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, me pagën prej 7,500 euro.
E, shkrimi duket se është shkruar në muret e MKRS-së për shkak të profesionit të Jakupit si artist.
Pas publikimit të lajmit ekskluziv nga Periskopi për pagën e Jakupit reagimet dhe kritikat ndaj pushtetit kanë qenë të vazhdueshme.
Por, Ministria e Punëve të Jashtme me një reagim për këtë çështje ka thënë se pagesa e Jakupit nuk është pagë.
“Shuma e kompensimit material nuk përbën një pagë të mirëfilltë, por përfshin të gjitha shpenzimet që lidhen me përmbushjen e kontratës, pra ndër të tjera edhe mbulesën e kostos jetësore dhe të shpenzimeve të tjera për angazhim profesional në Bruksel”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.