Sot, me datë 11 Korrik 2022, gjatë realizmit të detyrave dhe kontrollit të trafikut në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në Vushtrri, një njësi e Stacionit Policor Vushtrri përmes radarit me laser ka identifikuar një automjet i cili në segmentin e rrugës ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h, ishte duke lëvizur me shpejtësi prej 84 km/h.
Ndaj drejtuesit të mjetit është shqiptuar gjoba prej 300 euro si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për gjashtë (6) muaj pasi që drejtuesi i automjetit është shtetas i Republikës së Serbisë. Gjoba dhe masa mbrojtëse janë shqiptuar në bazë të dispozitave të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor.