28.8 C
New York
Saturday, September 20, 2025

Buy now

“Teatër i marrëzisë”, Çitaku: VV në mënyrë të sinkronizuar po i sulmon gjykatësit e Kushtetueses

- Advertisement -

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar situatën politike në vend duke thënë se Kosova ka hy në një territor tërësisht të pashkelur më parë.

Çitaku tha se nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në Kosovë që kryeministri, nga kuvendi të sulmojë me emër e mbiemër prokurorët që ndjekin aferat korruptive.

“Atëherë pata menduar se nuk mund të shkojë përtej kësaj, por çfarë kemi parë me vite, mirëpo në mënyrë të intensifikuar posaçërisht tani, muajve të fundit, janë sulmet e sinkronizuara kundër Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese”.

“Kemi parë sulme me emër e mbiemër nga eksponentët më të lartë të qeverisë kundër medieve, kundër gazetarëve, kundër biznesmenëve, kundër sindikalistëve”, tha Çitaku në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, ajo u shpreh se situata politike e krijuar nga Lëvizja Vetëvendosje është marrëzi politike.

“Dikush që mendon racionalisht e ka vështirë të kuptojë se si mund të shkojë marrëzia politike deri në këtë pikë. Është marrëzi politike, papërgjegjësi dhe do të ishte për të qeshur sikur të mos ishte një parlament dhe një skenë politike e vërtetë. Është teatër i marrëzisë”, tha ajo.

Të ngjashme

Të fundit