9.6 C
New York
Thursday, November 21, 2024

Buy now

Të vjellat e mëngjesit, 50% e shtatzënave përballen me to gjatë tre muajve të parë

- Advertisement -

Ah të vjellat! Duket se janë makthi i të gjitha grave shtatzëna, madje janë ato që e bëjnë periudhën e fillimit të shtatzënisë të duket e “tmerrshme”. Por cilët janë faktorët që i shkaktojnë këto të vjella?

Ky problem prek rreth 70-80% të grave shtatzëna dhe shkaktohet nga kombinimi i shumë faktorëve duke përfshirë hormonet, ushqyerjen e gruas, faktorin gjenetik dhe ndonjëherë edhe praninë e një bakteri në stomak.

Le t’i specifikojmë:

– Kanë qëllim mbrojtës – Organizmi vepron duke nxjerrë jashtë ushqimet që konsiderohen të dëmshëm për fetusin. Disa ushqime si mishi, veza, peshku, etj, mund të kenë patogjenë të dëmshëm nëse ata nuk janë ruajtur në kushtet e duhura ose nuk janë gatuar në mënyrën e duhur.

– Teoria e dytë ka lidhje me ndryshimin e nivelit të hormoneve, por edhe me uljen e nivelit të sheqerit në gjak – Rritja e nivelit të kortizolit ul sheqerin dhe shkakton të vjella. Kjo është një arsye pse mjekët këshillojnë të hani shpesh dhe nga pak në mënyrë që niveli i sheqerit të rregullohet.

– Të vjellat mund të jenë gjenetike – Nuk mund të themi se ky faktor ndikon 100% në të vjellat e mëngjesit, por ka një ndikim të madh se bashku me mënyrën e të ushqyerit.

Faktorë të tjerë – Të tillë mund të jenë migrena që gruaja ka pasur edhe më parë, e cila në disa raste lidhet edhe me mungesën e magnezit etj.

Zakonisht këto të vjella zgjasin deri në javën 12-14 por në rastet më ekstreme mund të zgjasin edhe gjatë gjithë shtatzënisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit