Ish-këshilltari i Thaçit, Adil Behramaj, ka reaguar pas vizitës së ish-presidentit, Hashim Thaçi, pas vizitës që i bëri te varri i babait të tij, Haxhi Thaçi.
Behramaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shpërndarë mesazhin e vendosur të Thaçit në kurorë lulesh të vendosura në varrin e babait Haxhi.
“’Te varri yt erdha i fundit, babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë më dorë, do t’i falënderoj të gjithë! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!’”, ka shkruar ai.
Behramaj ka thënë se”Presidenti Hashim Thaçi te varri i babait, tri ditë pas vdekjes!”.