Në Gjykatën Themelore në Prishtinë vazhdon të dëshmojë shtetasi maqedonas i cili ditën kur ndodhi sulmi në Banjskë, ndodhej në hotel “Rajska Banjska”.
Dëshmitari maqedonas, Goran Taneski, ka bërë me dije se personat e armatosur u kishin dhënë urdhër mysafirëve që të mos dilnin nga hoteli gjatë sulmit të armatosur në Banjskë.
Sipas dëshmisë së tij, të pranishmit në hotel ishin të frikësuar, ndërsa personat e uniformuar kontrollonin ambientet dhe lëvizjet e tyre, duke u kërkuar që të qëndronin brenda për arsye sigurie.
Ai po ashtu ka bërë me dije se, nga frika, janë fshehur në podrumin e hotelit, për disa orë.






