Pas kalimit nga Tottenham, te “bavarezët” e Bayern Munich për shifrën “stratosferike” prej 120 milionë eurosh, “bomberi” anglez Harry Kane ka filluar të vërtetojë me fanellën e gjermanëve “potencën” e tij në majën e sulmit.
Për mediat gjermane, kapiteni i Kombëtares angleze ka dhënë dhe një intervistë ku ka folur për startin e “aventurës” së tij të re me “bavarezët”, ku ka vlerësuar jo pak klubin gjerman, si dhe mentalitetin e tyre fitues, teksa këtë të fundit e ka krahasuar me eksperiencën e tij te Tottenham.
”Synimi ynë ishte të fitonim tek Tottenham, por nëse kalonim një seri ndeshjesh pa fitore nuk mund të quhej një tragjedi. Tek Bayerni është ndryshe. Presioni është për të fituar çdo ndeshje. Pasi fituam dy ndeshjet e para 3-1 dhe 4-0 kishte diskutime që njerëzit nuk ishin të kënaqur me mënyrën se si kishim luajtur. Këtë e quaj mentalitet të një klubi të madh”,- u shpreh “bomberi” anglez.