Prokuroria Speciale e ka ftuar Albulena Haxhiu të dëshmojë në cilësinë e dëshmitares, raporton Scanner.
Një status në Facebook, nga ana e ministers Albulena Haxhiu, ka vënë në lëvizje Prokurorinë Speciale, për të ftuar atë në cilësinë e dëshmitares për rastin e Astrit Deharit.
Fjalive të cilave i është referuar Prokuroria, siç ka njoftuar vetë ministrja në dokumentin e publikuar, janë këto:
“Provat ekzistojnë dhe gjithçka që duhet është vullneti i policisë dhe prokurorisë për ta zbardhur deri në fund këtë rast.
Ministria e Drejtësisë ka bërë gjithçka që lejojnë kompetencat e saj. I mbetet institucioneve të drejtësisë të veprojnë dhe të sjellin rezultate ndaj këtij krimi ende të errësuar”, pati shkruar znj.Haxhiu në përvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit.
Në thirrjen që i është bërë ministers Haxhiu për dëshmi, veç tjerash thuhet:
“E njëjta të sqarohet se cilat janë ato prova për të cilat ajo pretendon dhe nëse po, kush janë kryesit e veprës penale sipas saj”.
intervistim:
‘Prokurori Special, Afrim Shefkiu, paska kërkuar nga unë që të përgjigjem se kush janë vrasësit e Astrit Deharit! E gjithë kjo bazuar në një status timin në rrjetet sociale, në përvjetorin e Astrit Deharit.
Është një gjë e thjesht që duhet ta dijë një prokuror. Ministri i Drejtësisë nuk mund të jetë prokuror e as gjyqtar. Unë nuk mund t’i marrë përgjegjësitë e tij. Lëndën e Astrit Deharit, prokurori Afrim Shefiku e ka që nga viti 2019 dhe ende nuk ka asnjë rezultat në zbardhjen e këtij rasti. Ai është përgjegjës për t’i treguar familjes dhe qytetarëve se kush janë vrasësit!
Unë natyrisht do të jap dëshminë time lidhur me këtë.
Prokurori Shefiku dhe eprori i tij, që nuk mund të na heshtin, në kërkesën tonë për drejtësi.