26.2 C
New York
Sunday, July 13, 2025

Buy now

“Të shtyn të dalësh nga vetja”, Geti flet për raportin me Marinën: Jemi shumë të kundërt

- Advertisement -

Getoar Selimi ka folur së fundmi për marrëdhënien e tij me bashkëshorten, Marinën, duke treguar se mes tyre ekziston një harmoni e veçantë, pavarësisht dallimeve në disa aspekte.

Ne jemi shumë të njëjtë, por në disa gjëra jemi të kundërt. Megjithatë, në gjërat kryesore jemi njësoj,” u shpreh ai.

Reperi theksoi se ata kanë zgjedhur që jetën private ta mbajnë larg syrit të publikut, duke e ruajtur me fanatizëm.

Kemi vendosur të jemi të tërhequr, e kemi ruajtur me fanatizëm jetën private. Periudha që po vjen të shtyn të dalësh nga vetja, por ne jemi të dy të një zëri për gjithçka,” tha Getoari.

Ai shtoi se marrëdhënia e tyre është e qëndrueshme dhe e konsoliduar ndër vite:

“Tani jemi shumë në rregull, është një periudhë shumë e gjatë që e njohim njëri-tjetrin.”

Të ngjashme

Të fundit