Nisma Socialdemokrate të shtunën do ta mbajë një tubim në qytetin e Vushtrrisë.
Në këtë tubim do të paraqitet kandidatura e Xhevahire Izmakut për deputete të Kuvendit të Kosovës.
Me këtë rast, Izmaku ka ftuar qytetarët e Vushtrrisë që të marrin pjesë në këtë tubim.
“Ky është një moment i rëndësishëm për mua dhe do të ishte kënaqësi të shoh prezencen tuaj, duke ndare bashke idete për ndryshimin dhe zhvillimin e vendit tonë!”, ka shkruar Izmaku në Facebook.
Postimi i plotë
Të nderuar qytetarë të Vushtrrisë, anëtarë dhe simpatizantë të Nismës Socialdemokrate,
Ju ftoj të merrni pjesë në tubimin e Nismës Socialdemokrate, ku lideri Fatmir Limaj do të paraqesë kandidaturën time për deputete.
Data: 14 dhjetor, e shtune 2024
Vendi: Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”, Vushtrri
Ora: 18:00
Ky është një moment i rëndësishëm për mua dhe do të ishte kënaqësi të shoh prezencen tuaj, duke ndare bashke idete për ndryshimin dhe zhvillimin e vendit tonë!
Angazhimi im për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin e Vushtrrisë mbetet i palëkundur, dhe besoj se së bashku, mund të arrijmë rezultate të mëdha për të gjithë qytetarët.