Shoqata e Trajnerëve të Futbollit e Republikës së Kosovës (SHTFRK) në bashkëpunim me Federatën e Futbollit e Kosovës, do të organizojë seminarin njëditor online për trajnerë. Seminari do të mbahet më 29 tetor (e shtunë), duke filluar nga ora 9:30.
Ligjëruesë në këtë seminar do të jenë instruktorë nga Kroacia, me udhëheqëse Diana Kozniku (vajza e futbollistit të mirënjohur Ardian Kozniku).
Ligjëruesit e këtij seminari janë të nivelit të lartë dhe specialistë në përgatitje fizike përkatësisht teknike në Kombëtaren kroate.
Qellimi i këtij seminari është ngritja e aftësive profesionale të trajnerëve të grupmoshave të reja.
Trajnerët e interesuar për pjesëmarrje në këtë seminar duhet të kyqen në linkun e mëposhtëm:
Linku: https://ffk.edubreak.de/dialogs/attend/57c18a31-5696-11ed-b0ca-0c9d92c4515f