26.4 C
New York
Friday, August 22, 2025

Buy now

Të shtëna në qendër të Brukselit, dy persona mbesin të vdekur

- Advertisement -

Dy persona u vranë nga të shtënat të hënën vonë në qendër të Brukselit, tha policia belge.

Raportet e mediave transmetuan video amatore që tregonin një burrë duke qëlluar disa herë pranë një stacioni duke përdorur një armë të madhe dhe transmetuesit belgë thanë se dy viktimat ishin suedezë, raporton AP.

Kombëtarja suedeze e futbollit ishte planifikuar të luante me Belgjikën në stadiumin “Heysel” më vonë në mbrëmje, rreth 5 kilometra nga vendi i ngjarjes.

Zëdhënësja e policisë Ilse Vande Keere tha se oficerët mbërritën shpejt në vendngjarje dhe mbyllën lagjen menjëherë. Ajo nuk pranoi të jepte detaje mbi rrethanat e të shtënave.

Të ngjashme

Të fundit