21.6 C
New York
Monday, August 25, 2025

Buy now

Të shtëna me armë zjarri në Suharekë, arrestohet një person

- Advertisement -

Një burrë është arrestuar në Suharekë, nën dyshimin se kishte shtënë me armë zjarri.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të dielën, derisa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri dhe katër gëzhoja, transmeton Klankosova.tv.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, dyshohet se i njejti ka shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes jenë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri dhe katër gëzhoja. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme

Të fundit