16.1 C
New York
Wednesday, May 14, 2025

Buy now

Të shtëna me armë zjarri në Pejë/ Dyshohet për tentativë vrasje

- Advertisement -

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot rreth orës 12:20 në Pejë, konkretisht në rrugën “Vëllëzërit Gërvalla”, pranë hyrjes së stacionit të autobusëve.

Rasti dyshohet të jetë tentativë vrasjeje, ndërsa menjëherë pas raportimit, disa patrulla të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes për të siguruar perimetrin dhe për të nisur hetimet.

Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnlinen edhe zyrtari për informim në Policinë rajonale të Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 12:20 kemi marrë informata për të shtëna me armë në rrugën ‘Vëllëzërit Gërvalla’. Menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes. Aktualisht jemi në grumbullim të provave dhe informacioneve”, tha Rugova.

Sipas burimeve të IndeksOnline, në këtë rast janë të përfshirë Miftar Dobraj dhe Dardan Manaj, i njohur ndryshe me nofkën “Manilla”.

Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar apo të arrestuar.

Të ngjashme

Të fundit