Në orët e hershme të mëngjesit të sotme ka ndodhur një rast me të shtëna në Prishtinë, ku si pasojë e tyre, kanë mbetur të lënduar dy persona.
Këtë, për Gazetën Express, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Ky i fundit ka bërë të ditur edhe se të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor, dhe se, është arrestuar një person.
‘’Sot rreth orës 02:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Ferid Curri në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë vend janë të lënduar 2 persona, që dyshohet nga arma e zjarrit dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Deri më tani është arrestuar një person i dyshuar. Njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit jane duke ndërmarrë veprime të mëtejme hetimore’’, ka deklaruar Pllana.






