Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në qytetin e Pejës, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:55 në rrugën “Adem Jashari”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai bëri të ditur se viktima fillimisht ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. Megjithatë, për shkak të natyrës serioze të lëndimeve, mjekët kanë udhëzuar transferimin e tij të menjëhershëm për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.
“Sot rreth orës 09:55, Policia është njoftuar se në rrugen “Adem Jashari” në Pejë, ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri, Policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjës, përsoni i plagosor është dërguar në emergjencën e spitalit në Pejë, dhe për shkak të natyrës së lendimeve dërgohet në QKUK,Prishtinë, personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjës në drejtim të panjohur”, tha Rugova.






