6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Të shtëna me armë në një aheng familjar, një ferizajas dërgohet në burg për 2 ditë!

- Advertisement -

Arrestohet një person për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm në Ferizaj

Policia e stacionit në Ferizaj më 25.07.2024 rreth orës 00:05 ka pranuar një informacion se në fshatin Gërlicë të Ferizajt, në një aheng familjar kishte të shtëna me armë të zjarrit.

No photo description available.

Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikonin të dyshuarin R.H ( M/K) i moshës 36 vjeçar, tek i cili është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se kishte shtënë gjatë ahengut.

I dyshuari R.H është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues,  me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit ( pistoletë) dhe disa gëzhoja.

Rasti është cilësuar “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” , ” Armëmbajtje pa leje ” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunim, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë. Sa herë që kanë informacione për veprat penale që rrezikojnë jetën e qytetarëve, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Policia do të reagojë menjëherë.

Të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit