11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

PDK: Të shkarkohet deri të premten ministrja e skandaleve dhe me aktakuzë, Rozeta Hajdari 

- Advertisement -

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri dhe deputetja Blerta Deliu-Kodra, në një Konferencë për Media të mbajtur sot, i kanë kërkuar Kryeministrit shkarkimin e Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, raporton Scanner.

Tahiri ka thënë se Rozeta Hajdari ka bërë disa skandale të vazhdueshme për të cilat as nuk ka dhënë llogari as përgjegjësi.

E fundit është aktakuza që është ngritur ndaj saj për mosdeklarim të pasurisë. Tahiri ka thënë se një ministre e cila nuk e deklaron pasurinë, në krye të shumë skandaleve të tjera, duhet të shkarkohet.

“Në kodin e procedurës penale që ne kemi miratuar në Kuvend, parashihet suspendimi i zyrtarëve të lartë publik të cilët kanë aktakuza për krim të organizuar dhe korrupsion. Sot, Vetëvendosje e ka një ministre e cila ka aktakuzë për mos deklarimin e pasurisë, atëherë çfarë roli ka kodi i procedurës penale që ne e kemi miratuar? Kjo është e paparanueshme”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka kërkuar nga Kryeministri që ta shkarkoj ministren deri të premten.

“Përndryshe, do të nisim një Mocion përmbajtësor në Kuvendin e Kosovës, ku do të kërkojmë përmes seancës votimin e një rezolute që i bën thirrje Kryeministrit ta shkarkoj Rozeta Hajdarin”, ka thënë Tahiri.

Ndërkaq, deputetja Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se ministrja Hajdari pas të gjitha këtyre skandaleve që i ka bërë gjatë kësaj periudhe, nga skandali i kompanisë ndërtimore që blen grurë, shkelja e fmijës me veturë, promovimi i Kosovës në revistën francese si vend ku kanë lindur manastiret serbe dhe deri te mosdeklarimi i pasurisë – duhet ta bindin Kryeministrin që ta shkarkoj atë.

“Ministrja Hajdari ka pasur skandale të panumërta dhe, së fundmi, ne kemi kërkuar ta shohim padinë të cilën thuhet se e kanë bërë ndaj revistës franceze. Ministria e udhëhequr nga Rozeta Hajdari ka thënë se kanë filluar proceduar për padi, por rezultate nuk kemi parë në lidhje me promovimin e Kosovës si vend ku lindën manastiret serbe. Pas të gjitha këtyre skandaleve, ajo duhet të shkarkohet nga Kryeministri”, ka thënë Deliu-Kodra./Scanner/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit