2.9 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Të rrish muaj pa ngrënë të përmirëson shëndetin? Ja si qëndron e vërteta pas regjimit strikt

- Advertisement -

Një intervistë së fundmi ku reperi amerikan Kevin Gates flet për stilin e jetesës dhe regjimin ushqimor ka bërë xhiron në rrjet. Kjo për shkak të kontraditës që u krijua nga deklarata e tij mbi agjerimin, sipas të cilit kishte bërë mrekullira për shëndetin e tij e kishte 42 ditë që e praktikonte.

 

Shumë njerëz e kanë pohuar këtë gjë, teksa shumë të tjerë janë shprehur se janë kundra, por, si funksionon agjerimi për ditë të tëra dhe a ka vërtetë efektivitet në shëndet dhe jetëgjatësinë e njeriut?

Ciikli që trupi i njeriut kalon gjatë mungesës së ushqimit quhet autofagji. Me fjalë të tjera, autofagjia është procesi i ripërdorimit të pjesëve të dëmtuara të qelizave. Qelizat janë blloqet bazë ndërtuese të çdo indi dhe organi të trupit tonë dhe çdo qelizë është e përbërë nga organele dhe pjesë të shumta të cilat e mbajnë në funksion.

Me kalimin e kohës, këto pjesë mund të bëhen me defekt ose të ndalojnë së punuari. Ata kthehen në mbëturina brenda një qelize të shëndetshme.

Autofagjia është sistemi i riciklimit qelizor të trupit tuaj. Ai lejon një qelizë të çmontojë pjesët e saj të padëshiruara për t’i kthyer në të përdorshme dhe funksionale. Një qelizë mund të heqë pjesët që nuk i nevojiten.

Pse është e rëndësishme autofagjia?

-Autofagjia është thelbësore që një qelizë të mbijetojë dhe të funksionojë, pasi:

-Riciklon pjesët e dëmtuara të qelizave në pjesë qelizore plotësisht funksionale.

-Largon pjesët jofunksionale të qelizave që zënë hapësirë dhe çojnë në performancë të ngadaltë.

-Shkatërron patogjenët në një qelizë që mund ta dëmtojnë atë, si viruset dhe bakteret.

Autofagjia luan një rol të rëndësishëm edhe kur bëhet fjalë për plakjen dhe jetëgjatësinë. Ndërsa një person plaket, autofagjia zvogëlohet, gjë që mund të çojë në një grumbullim të pjesëve të mbeturinave qelizore dhe, nga ana tjetër, në qeliza që nuk funksionojnë në mënyrën më të mirë të tyre.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit