22.4 C
New York
Sunday, June 8, 2025

Buy now

Të rinjve, ChatGPT po ua zëvendëson edhe psikologun

- Advertisement -

Përdorimi në rritje i mjeteve të inteligjencës artificiale i ka çuar përdoruesit, veçanërisht të rinjtë, drejt vetëdiagnostikimit.

Ndërsa ky trend është intensifikuar me shfaqjen e internetit dhe motorëve të kërkimit, chatbot-et mund t’u përgjigjen pyetjeve në lidhje me simptomat, sëmundjet dhe trajtimet brenda sekondash, me një përgjigje më të personalizuar.

Psikologia Ana Rita Oliveira për Euronews.com, transmeton Klankosova.tv, thotë se ka parë pacientë që kanë mbërritur në seancat e psikoterapisë të bindur për diagnozën e tyre, pas një kërkimi online që e kishin kryer vetë.

“Duhet të dish si ta filtrosh atë që lexon. Arritja e një diagnoze përfshin shumë më tepër sesa një proces verifikimi të simptomave. Ai përfshin vlerësimin e dimensioneve të ndryshme të individit, të cilat mund të kërkojnë kontakt njerëzor”.

Edhe pse chatbot-et duket se janë të përballueshëm, ndryshe nga takimet e psikoterapisë, të cilat gjithashtu kanë një kosto, Ana Rita thekson se “përdorimi ekskluziv i mjeteve të inteligjencës artificiale dëmton procesin terapeutik për pacientët ” dhe “mund të çojë në diskreditimin e punës së psikologëve”.

“Pyes veten nëse kjo nevojë për mbështetje emocionale do të plotësohet ndonjëherë vetëm nga inteligjenca artificiale. Nëse e kemi këtë nevojë, kjo është sepse e ndiejmë këtë mungesë në marrëdhëniet që krijojmë në jetën tonë”, tha Ana Rita.

Sipas një raporti të Harvardit, përdorimi i mjeteve të inteligjencës artificiale në vitin 2025 sugjeron një ndryshim paradigme. Më parë, ato përdoreshin kryesisht për qëllime teknike, por ndërsa u bënë më të arritshme për popullatën, emocionet, produktiviteti dhe zhvillimi personal po trajtohen më gjerësisht.

Të ngjashme

Të fundit