Një grup i të rinjëve nga PDK-ja kanë vizituar deputeten Ganime Musliun, e cila i është nënshtruar një opetimi në Gjermani.
Përmes një postimi në Facebook, deputetja ka dhënë hollësi.
Postimi i plotë:
Bashkë me asambleistin Fikret Rexhepi, kaluam fundjavë fantastike në Baks me rininë e mrekulkueshme të Çirezit të cilët erdhen për të më vizituar.
Kaluam kohën duke biseduar për shumë çështje dhe shkëmbyem ide për aktivitetet tona të përbashkëta në të ardhmen.
Çirezi është vendi që mbledhë gjashtë fshatrat përreth, vendi ku kanë filluar dhe janë zhvilluar procese të rëndësishme historike.
Çirezi është vendi ku nga shkolla e tij dolën shumë kuadro të suksesshme. Çirezi është vend i tolerancës, guximit dhe bashkëpunimit dhe tradita vazhdon edhe mirëmbahet edhe nga këta të rinjë që me vizituan sot. Faleminderit shumë e paçit veç të mira në jetë secili prej jush.