Kandidati i AAK-së për deputet, Egzon Kelmendi, ka tubuar sot në një tubim në Pejë, të rinjë pejanë, ku kanë marrë pjesê edhe strukturat e AAK-së, raporton Scanner.
“Sonte Peja u dridh nga fuqia dhe energjia e të rinjve plot pasion, guxim dhe ide të jashtëzakonshme që frymëzojnë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë”, ka shkruar Kelmendi
Ndërkohë, Daut Haradinaj u shpreh se e gjithë rinia e Pejës e përkrahë kandidatin e AAK’së për deputet Egzon Ramiz Kelmendin, djalin e biznesmenit kosovar.
Postimi i plotë:
Faleminderit, Peja ime!
Sonte Peja u dridh nga fuqia dhe energjia e të rinjve plot pasion, guxim dhe ide të jashtëzakonshme që frymëzojnë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.
Bashkë, do t’i përfaqësojmë ëndrrat, sfidat dhe vizionin e çdo qytetari që Pejën e ndjen në zemër.
Peja, zemra dhe inspirimi im i përhershëm! Ky qytet që ka dhënë figura të pavdekshme për historinë dhe kulturën tonë, sot dëshmon se është ende djepi i vizioneve të mëdha dhe frymës së ndryshimit.
https://www.facebook.com/share/p/14Zw98WrVy/
Daut Haradinaj: Krejt rinia e Pejës në përkrahje të Egzon Kelmendit