Aktivitetet fizike të moderuara, si ecja dhe ushtrime të lehta, mund të ndihmojnë personat e moshës së tretë të përmirësojnë kualitetin e jetës dhe të vonojnë zhvillimin e sëmundjeve të lidhura me moshën, kanë treguar studimet e bëra.
Aktiviteti fizik ka të bëjë jo vetëm me forcimin e muskujve, por edhe me përmirësimin e funksionit të zemrës, ruajtjen e mobilitetit dhe reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të tilla si artriti dhe humbja e masës muskulore.
Studimet sugjerojnë se edhe aktivitetet e thjeshta, si ecja disa herë në javë, mund të kenë ndikim të madh në uljen e rrezikut të shëndetit dhe të mbajnë trupin aktiv dhe të fortë për një periudhë më të gjatë kohe.
Përveç përfitimeve fizike, aktiviteti i rregullt ka ndikim të madh edhe në shëndetin mendor dhe emocional të personave në moshë të tretë.
Lëvizja dhe angazhimi në aktivitete të thjeshta ndihmojnë në reduktimin e stresit, ankthit dhe simptomave të depresionit, duke përmirësuar ndjenjën e vetëvlerësimit dhe mirëqenies.
Po ashtu, pjesëmarrja në aktivitete në grup, si ecjet në natyrë apo ushtrimet në qendra komunitare, nxisin ndërveprimin social dhe parandalojnë izolimin, faktor kyç ky në ruajtjen e shëndetit mendor te të moshuarit.
Këto të dhëna theksojnë rëndësinë e inkurajimit të stilit aktiv të jetesës në këtë grupmoshë, si një mënyrë efektive për të pasur pleqëri më të shëndetshme dhe më të pavarur.