Sesioni plenar i mbledhjes së dy qeverive shqiptare Kosovë- Shqipëri, ka nisur tashmë.
Të ulur përballë nja tjetrës dy delegacionet e qeverive, janë në pritje të kryerjes së fjalimeve te dy kryeministrave për të vazhduar me prezentimet e marrëveshjeve që pritet të nënshkruhen.
Mbledhja e fundit e tillë ishte mbajtur në fund të nëntorit të vitit të kaluar në Elbasan. Aty ishin nënshkruar 13 marrëveshje.