Shërbimet emergjente izraelite raportuan se të paktën 65 persona u plagosën gjatë valës më të fundit të sulmeve të Iranit, të enjten.
Sipas përditësimit nga Magen David Adom (MDA), shërbimi izraelit i urgjencës, tre persona janë në gjendje të rëndë, përfshirë një burrë 80-vjeçar dhe dy gra rreth moshës 70 vjeç.
Dy persona të tjerë ndodhen në gjendje të moderuar, ndërsa 42 të plagosur të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta si pasojë e traumave nga shrapnela dhe shpërthimet, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu, 18 persona kanë marrë lëndime gjatë tentativës për të arritur në vendstrehime, megjithëse nuk është specifikuar gjendja e tyre shëndetësore.