23 C
New York
Thursday, June 19, 2025

Buy now

Të paktën 65 të plagosur nga sulmet e fundit të Iranit në Izrael

- Advertisement -

Shërbimet emergjente izraelite raportuan se të paktën 65 persona u plagosën gjatë valës më të fundit të sulmeve të Iranit, të enjten.

Sipas përditësimit nga Magen David Adom (MDA), shërbimi izraelit i urgjencës, tre persona janë në gjendje të rëndë,  përfshirë një burrë 80-vjeçar dhe dy gra rreth moshës 70 vjeç.

Dy persona të tjerë ndodhen në gjendje të moderuar, ndërsa 42 të plagosur të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta si pasojë e traumave nga shrapnela dhe shpërthimet, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, 18 persona kanë marrë lëndime gjatë tentativës për të arritur në vendstrehime, megjithëse nuk është specifikuar gjendja e tyre shëndetësore.

Të ngjashme

Të fundit