9.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Të paktën 41 të vdekur në një minierë qymyri në Turqi

- Advertisement -

Të paktën 41 persona kanë mbetur të vdekur pas një shpërthimi në një minierë qymyri në provincën veriore Bartin të Turqisë, tha të shtunën presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Më herët, ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, tha se 58 nga 110 personat që punonin në minierë kur ndodhi shpërthimi u evakuan nga ekipet e shpëtimit ose dolën vetë.

“Aty vazhdon ende zjarri, minatorët dhe ekipet kanë bërë sakrifica të mëdha për të mos lënë vëllezërit e tyre atje,” tha ai.

Ministri i Energjisë, Fatih Donmez, tha më vonë se zjarri në minierë ishte vënë përgjithësisht nën kontroll, por përpjekjet për izolimin e tij po vazhdonin pas incidentit që ndodhi 350 metra nën tokë.

Autoritetet turke thanë se Prokuroria ka nisur një hetim për shkakun e incidentit, por sipas të dhënave fillestare shpërthimi ishte shkaktuar nga metani në minierë.

Në vitin 2014, rreth 300 punëtorë u vranë në fatkeqësinë më të rëndë ndonjëherë në minierat e Turqisë, në qytetin perëndimor të Somas, 350 km në jug të Stambollit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit