16.8 C
New York
Tuesday, October 1, 2024

Buy now

Të paktën 41 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga shpërthimi i zjarrit në Kuvajt

- Advertisement -

Të paktën 41 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar në Kuvajt pasi një zjarr përfshiu të mërkurën një ndërtesë që strehonte punëtorë të kombësive të ndryshme.

Ministri i Brendshëm Sheikh Fahad Al-Yousuf Al-Sabah pasi vizitoi vendin e ngjarjes tha se ka dhënë urdhrin për arrestimin e pronarit të ndërtesës.

Ndërkohë drejtori i Qendrës së Zjarrfikësve në Kuvajt tha se kanë filluar hetimet lidhur me shkeljet eventuale të ligjit të cilat kanë çuar deri te fatkeqësia.

“Kemi dhjetëra viktima, për fat të keq janë më shumë se 40, kemi edhe shumë të lënduar të cilët janë dërguar në spital. Nesër do të trajtojmë çështjen e mbipopullimit të fuqisë punëtore. Tani do të shoh se çfarë shkeljesh janë bërë këtu dhe do të merrem me pronarin e pronës sapo të konstatoj mbipopullimin e punëtorëve dhe neglizhencën e tij”, ka thënë Sayed Hassan Al-Mousavi, drejtor i Qendrës së Zjarrfikësve, raporton AP.

Kuvajti, si vendet e tjera të Gjirit Persik, ka një komunitet të madh punëtorësh migrantë që janë shumë më të mëdhenj se popullsia vendase.

Kombi me rreth 4.2 milionë banorë është pak më i vogël se shteti amerikan i Nju Xhersit, por ka rezervat e gjashtë më të mëdha të naftës në botë.

Një zjarr në një rafineri nafte në vitin 2022 vrau katër persona.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit