Botë

Të paktën 4 të vrarë nga të shtënat në një shkollë të mesme në Xhorxhia të ShBA-ve

By GAZETA SCANNER 1

September 05, 2024

Dy studentë dhe dy mësues u vranë në të shtënat në shkollën e mesme Apalachee në Xhorxhia të ShBA-ve, ka raportuar CNN.

“Janë katër persona të cilët kanë vdekur nga kjo ngjarje. Nëntë prej tyre janë dërguar në spitalet lokale me lëndime të ndryshme. Nga ata që kanë vdekur, dy ishin nxënës dhe dy mësues këtu në shkollë”, tha Hosey.

Shtetet e Bashkuara numërojnë të paktën 385 të shtëna masive deri më tani këtë vit, sipas CNN, i cili përcakton të shtënat masive si ato në të cilat janë qëlluar katër ose më shumë viktima.