Të paktën 32 persona janë vrarë në provincën jugore të Ukrainës në Kherson nga bombardimet ruse, që nga tërheqja e forcave ruse dhe pro-ruse dy javë më parë nga atje, tha sot shefi i policisë kombëtare të Ukrainës.
Forcat ruse përfunduan tërheqjen e tyre nga qyteti i Khersonit më 11 nëntor pas gati nëntë muaj pushtim.
Aktualisht forcat ruse janë të vendosur në bregun lindor të Dnieper.
“Bombardimet e përditshme ruse po shkatërrojnë qytetin dhe po vrasin banorët vendas. Në total, Rusia ka vrarë 32 civilë në rajonin Kherson që nga rimarrja”, tha shefi i policisë kombëtare Ihor Klimenko në një postim në Facebook.
“Shumë njerëz po evakuohen për të kërkuar strehim në pjesë më të qeta të vendit. Por shumë banorë mbeten në shtëpitë e tyre dhe ne duhet t’u ofrojmë sigurinë maksimale të mundshme”, pohoi ai, duke thënë se policia po vepron sërish në zonë.