5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Të paktën 30 të vdekur pas disa ditësh shirash të dendur në Guatemalë, Honduras dhe El Salvador

- Advertisement -

Të paktën 30 persona kanë vdekur nga shirat e dendur që goditën Guatemalën, Hondurasin dhe El Salvadorin këtë javë, sipas autoriteteve në secilin vend.

Në El Salvador, 19 vdekje janë regjistruar për shkak të stuhive, tha për mediat lokale drejtori i Mbrojtjes Civile, Luis Alonso Amaya.

Mes viktimave janë dy të mitur që vdiqën pasi një rrëshqitje dheu groposi shtëpinë e tyre në lagjen Soyapango, që ndodhet rreth gjashtë milje nga kryeqyteti San Salvador.

Më shumë se 2 mijë 500 njerëz në El Salvador janë evakuuar nga shtëpitë e tyre dhe janë vendosur në strehimore.

Në Guatemalë, 10 persona kanë vdekur për shkak të shirave dhe më shumë se 350 njerëz janë evakuuar dhe po qëndrojnë në strehimore, sipas Koordinatorit Kombëtar të vendit për Reduktimin e Fatkeqësive (Conred).

Autoritetet e Guatemalës raportuan se janë dëmtuar rreth 2 mijë e 900 shtëpi, 225 rrugë dhe 27 shkolla, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Në Honduras, një person ka vdekur për shkak të motit, sipas një raporti nga Komiteti i Përhershëm i Kontingjenteve të vendit (Copeco) dhe më shumë se 1 mijë 200 njerëz janë evakuuar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit