0.6 C
New York
Monday, January 20, 2025

Buy now

Të paktën 20 të vdekur nga sulmi në një shtëpi për të moshuar në Rusi

- Advertisement -

Të paktën 20 persona e kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një shtëpi private për të moshuarit në qytetin Kemerovo në rajonin e Siberisë në Rusi.

Sipas lajmit të agjencisë ruse të lajmeve TASS të cilin e bazon në zyrtarët e Ministrisë së Situatave Emergjente, zjarri ka shpërthyer për arsye ende të panjohura në një ndërtesë me dy kate në një shtëpi private për të moshuar në qytetin Kemerovo, shkruan Anadolu.

Sipas të dhënave paraprake si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën 20 persona.

Ndërkohë bëhet e ditur se vazhdojnë inspektimet në vendin ku ka rënë zjarri i cili është shuar plotësisht nga zjarrfikësit.

Shtëpia e të moshuarve në katin e dytë e cila u shkatërrua plotësisht si pasojë e zjarrit është e paligjshme.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit