Të paktën 15 persona kanë vdekur pasi dy anije me emigrantë u përmbysën në ujërat greke, teksa ekipet e shpëtimit po kërkonin ende dhjetëra persona të zhdukur.
Rojet bregdetare kanë bërë të ditur se deri më tani 15 trupa ishin gjetur pranë ishullit lindor të Lesbos, pasi një gomone me rreth 40 persona në të u përmbys në ujë, raporton New York Post.
Pesë persona janë shpëtuar ndërsa tre të tjera janë vendosur në një dalje shkëmbore pranë vendit të fundosjes.
Një tjetër varkë me rreth 100 emigrantë është përmbysur të mërkurën mbrëma pranë ishullit Kythira në perëndim.
Sipas informacioneve të deritanishme, 30 njerëz janë shpëtuar pasi ajo varkë ka goditur shkëmbinjtë në portin e fshatit Diakofti në lindje të ishullit. Erërat në këtë zonë ishin deri në 45 mph.
“Ne mund të shihnim varkën duke u përplasur me shkëmbinjtë dhe njerëzit që ngjiteshin në ato shkëmbinj për të shpëtuar veten. Ishte pamje e pabesueshme”, ka deklaruar për Associated Press, Martha Stathaki, një banore lokale.
Ajo ka thënë se të gjithë banorët kanë provuar të ndihmojnë emigrantët duke zbritur në port.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët kanë lëshuar litarët për të ndihmuar emigrantët të ngjiteshin në shkëmbinjtë në breg të detit.
Zyrtarët lokal kanë deklaruar se së shpejti do të hapin një shkollë në këtë zonë për të siguruar strehim për të shpëtuarit.
Gjatë ditës së sotme pritet të angazhohen edhe zhytësit e marinës.