13.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Të paktën 11 të vdekur nga orteku në Pakistan

- Advertisement -
Të paktën 11 persona janë vrarë pasi një ortek goditi anëtarët e një fisi nomad teksa kalonin një zonë malore në veri të Pakistanit, ka thënë agjencia e menaxhimit të fatkeqësive të vendit.

“Incidente të tilla po rriten në Pakistan për shkak të ndikimit të ndryshimeve klimatike”, tha kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif në një deklaratë të shtunën.

Pakistani, i cili vitet e fundit është përballur me shira rekord të musonit dhe shkrirjen e akullnajave në malet veriore, është ndër 10 vendet e para në rrezik nga fatkeqësitë natyrore për shkak të rritjes së temperaturave, shkruan Aljazeera.

Sharif i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të përmbushë përgjegjësinë e tij për të shpëtuar vendet në zhvillim që përballen me sfidat ekonomike nga efektet negative të ndryshimeve klimatike.

Oficeri i lartë i policisë Ziarat Ali tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se katër gra dhe një djalë katër vjeçar ishin mes të vdekurve.

Nomadët po merrnin kopetë e tyre të dhive në këmbë nga zona e Kelit të Azad Kashmirit në Astore, kur u kapën nga orteku i borës në orët e hershme të mëngjesit, tha Ali.

Incidenti ndodhi pranë kalimit Shounter që lidh rajonin Gilgit-Baltistan me Kashmirin e administruar nga Pakistani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit