Shpërthimi la shumë të tjerë të plagosur. Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Shpërthimi thuhet se ka ndodhur teksa njerëzit po largoheshin nga lutjet e xhematit dhe një mjek në spitalin lokal tha se shumica e viktimave ishin nxënës të shkollës.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Abdul Nafee Takkur, tha se forcat e sigurisë së talibanëve po hetonin sulmin dhe u zotua të identifikojnë autorët dhe t’i ndëshkojnë ata për veprimet.
Afganistani është tronditur nga dhjetëra shpërthime që kur talibanët morën pushtetin vitin e kaluar, kryesisht nga Shteti Islamik – Provinca Khorasan (ISIS-K).
ISIS-K është grupi më ekstrem nga grupet militante në Afganistan dhe ka vënë në shënjestër pakicat fetare – si Hazarat – të cilët talebanët janë zotuar t’i mbrojnë, raporton BBC.
Megjithatë, Human Rights Watch kohët e fundit vërejti se “autoritetet talebane kanë bërë pak për të mbrojtur këto komunitete nga sulmet vetëvrasëse dhe sulme të tjera të paligjshme”.
Në shtator, të paktën 54 persona – përfshirë 51 vajza dhe gra të reja – u vranë pasi një person shpërtheu një bombë në kryeqytetin Kabul. Sulmuesi kishte shënjestruar një sallë ku qindra studentë po bënin një test për pranimin në universitet.