Home Lajme Botë Të pakën tre të vdekur në Zaporizhzhia nga granatat ruse

Të pakën tre të vdekur në Zaporizhzhia nga granatat ruse

0
Të pakën tre të vdekur në Zaporizhzhia nga granatat ruse

Tre persona kanë vdekur nga granatat ruse në qytetit ukrainas Zaporizhzhia të mërkurën, tha presidenti Volodymyr Zelensky në një postim në Telegram

“Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar. Të gjitha viktimave u është ofruar ndihmesa e nevojshme. Dhe ky krim lufte nga Rusia me siguri do të përballet  me dënimin e tij. Dhe kjo përgjigje për terroristët rus do të jetë në front duke falënderuar luftëtarët tanë heroikë”, shtoi ai.

Të paktën edhe 7 persona të tjerë janë lënduar në këtë sulm, ka thënë Yurii Malashko, kreu i ushtrisë në regjionin e Zaporizhzhia, raporton CNN.

Malashko shtoi se gjatë sulmit është shkatërruar një kishë dhe disa dyqane.

Exit mobile version