Tre persona kanë vdekur nga granatat ruse në qytetit ukrainas Zaporizhzhia të mërkurën, tha presidenti Volodymyr Zelensky në një postim në Telegram
“Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar. Të gjitha viktimave u është ofruar ndihmesa e nevojshme. Dhe ky krim lufte nga Rusia me siguri do të përballet me dënimin e tij. Dhe kjo përgjigje për terroristët rus do të jetë në front duke falënderuar luftëtarët tanë heroikë”, shtoi ai.
Të paktën edhe 7 persona të tjerë janë lënduar në këtë sulm, ka thënë Yurii Malashko, kreu i ushtrisë në regjionin e Zaporizhzhia, raporton CNN.
Malashko shtoi se gjatë sulmit është shkatërruar një kishë dhe disa dyqane.