11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Të ndëshkuar nga ShBA-ja, por jo nga BE-ja

- Advertisement -

Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri më tani kanë sanksionuar një numër të konsiderueshëm të personaliteteve në Ballkan, përfshirë edhe politikanë që mbajnë poste udhëheqëse në Serbi e në Republikën Serbe të Bosnjës.

Për këtë çështje ditë më parë, presidenti serb Aleksandër Vuçiq, tha se ato sanksione nuk ekzistojnë dhe se nuk do të pajtohen në asnjë mënyrë me ata që vendosin sanksione kundër pjesëtarëve të kombit serb.

Profesori universitar Dritëro Arifi thotë se nëse sanksioneve amerikane do t’u bashkohej edhe BE-ja do të kishte një pastrim të skenës politike në Ballkan.

Eksperti i sigurisë nga Shqipëria, Ermal Jauri, në një prononcim për Tëvë1, thotë se BE urgjentisht duhet të jetë njëzëri me SHBA-në.

Që Bashkimi Evropian t’i bashkohet zyrtarisht sanksioneve amerikane, duhet marrë vendimi unanimisht nga 27 vendet anëtare të BE-së, gjë që deri më tani nuk ka arritur të bëhet. Në rastin konkret, ndonëse është në Listën e Zezë të SHBA-së, udhëheqësi serb i Bosnjë dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, ka mbështetje të hapur nga Hungaria, që është vend anëtar i BE-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit