2.7 C
New York
Tuesday, January 13, 2026

Buy now

“Të lexohen drejt turbulencat ndërkombëtare”: Deda flet për temën që duhet shtruar në diskutimet për presidentin

- Advertisement -

Me afrimin e muajit mars, kur pritet të zgjidhet kreu i shtetit të Kosovës, analisti politik Ilir Deda tha se tradita politike në Kosovë ka diktuar gjithmonë marrëveshje ndërmjet partive për këtë post. Ai nënvizoi se topi tani është në fushën e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, për të parë nëse do të iniciojë konsultime politike.

Për Dedën, faktori vendimtar në këtë proces nuk duhet të jenë vetëm numrat, por konteksti gjeopolitik.

“Kosova deri sot gjithmonë e ka pasur një lloj marrëveshje të partive politike për presidentin apo presidenten. Për ta parë si do të sillet z.Kurti, duket të shohim a do të fillojë procesi i konsultimit me partitë politike për zgjedhjen e presidentit apo presidentes së re.

Në atë diskutim sipas meje duhet të jetë shumë i rëndësishëm një lexim i drejt i turbulencës ndërkombëtare e cila po ndodh, në bazë të cilit duhet ditur që presidenti apo presidentja duhet të ketë dije të mirë në politikën e jashtme.” – tha ai në “DPT te Fidani”.

Të ngjashme

Të fundit