Time Kadrijaj dhe dhjetë deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës kanë dërguar sot komentet e tyre drejt Gjykatës Kushtetuese.

Periskopi ka siguruar komentet e dërguara në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me përpjekjen për zhbllokimin e Kuvendit të Kosovës, për të cilën tash e më shumë se një muaj nuk ka konstituuim.

Këta deputetë propozojnë që:

I. Të shpallet kërkesa në rastin KO124/25 si e pranueshme për shqyrtim dhe vendimmarrje në themel;
II. Të anulohen si jokushtetuese të gjitha vendimet e Kuvendit të Kosovës për ndryshimin e rendit të ditës të datës 8 prill 2025;
III. Të rikthehet situata kushtetuese e datës 8 prill 2025 dhe të urdhërohet veprimi në përputhje me udhëzimet e Aktgjykimit KO119/14 lidhur me procedurën kushtetuese që duhet ndjekur për konstituimin e Kuvendit të Kosovës pas çdo zgjedhjeje të përgjithshme;
IV. Të kufizohet mundësia e propozimit të të njëjtit kandidat për Kryetar të Kuvendit të Kosovës më shumë se një herë;
V. Të përcaktohet një afat kohor brenda të cilit Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme

Më poshtë gjeni dokumentin e plotë: 

komentet (1)