“Të korruptuarit duhet të japin llogari para drejtësisë e paratë që u kanë marrë shqiptarëve t’u kthehen mbrapsht”.
Kështu shkruan kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një postim në median sociale Facebook pas një takimi me qytetarët në Dibër.
Dhe pse nuk ka folur për rastin, reagimi i tij vjen pas lajmit të bujshëm së SPAK ka ngritur akuzë nga ish-kryeministrit, Sali Berisha, dhe ka arrestuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.
Përmes reagimit të tij Basha lë të kuptohet se mbështet hetimin e Prokurorisë ndërsa kërkon që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë.
“Prandaj sot është jetike t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Paratë që sot shkojnë në xhepat e pushtetarëve të kthehen në të mira për qytetarët”, shkruan Basha.
Më tej ai thotë se realiteti i sotëm në Shqipëri që po detyron shqiptarët të largohen nga vendi.
“Qytetarë të varfër, korrupsion i lartë. Të korruptuarit duhet të japin llogari para drejtësisë e paratë që u kanë marrë shqiptarëve t’u kthehen mbrapsht”.