33.6 C
New York
Tuesday, July 29, 2025

Buy now

Të kërkohet llogari për korrupsion nuk është seksizëm – është drejtësi

- Advertisement -

Nga Besa Ismaili

Përdorimi i gjinisë si “mburojë” (“po më sulmoni sepse jam grua”) është një taktikë për të devijuar vëmendjen nga veprimi real (korrupsioni) dhe për ta paraqitur kritikën si seksizëm.

Kjo është një formë e njohur e manipulimit: kur dikush që ndodhet në pozitë pushteti, përballë kritikës legjitime, e zhvendos diskutimin nga veprimi i paligjshëm tek identiteti gjinor për të fituar përkrahje dhe për të shmangur përgjegjësinë.

Barazia gjinore nuk nënkupton që gratë kanë imunitet nga kritika apo ndëshkimi kur ka korrupsion.

Të kërkosh llogari për korrupsion nuk është seksizëm, është drejtësi.

Barazia gjinore është drejtësi.

Të ngjashme

Të fundit