22.9 C
New York
Thursday, April 24, 2025

Buy now

Të jesh grua nuk mjafton për të merituar solidaritetin e feministeve

- Advertisement -

Nga Besa Ismaili

Një grua mund të marrë më së shumti vota, mund të ulet në fronin më të lartë të shtetit – por kjo s’do të thotë se ajo duhet të gëzojë përkrahjen e feministeve.

Feministet nuk mbështesin gra që shkelin mbi të vërtetën për hesape të ideologjisë, bizneseve, shefave, partisë apo të liderit të partisë.

Feministet nuk mbështesin gra që shkelin mbi parime, mbi ideale dhe mbi gratë tjera.
Feministet nuk mbështesin gra vegla, që nuk kanë mendim të vetin, që nuk kanë parime, ideale apo integritet.

Feministet në veçanti, nuk i mbështesin gratë që sponzorohen nga burrat, që përdoren nga burrat dhe që ngriten në pozita nga burrat për të shkelur gratë apo bërë tikat për agjendën gjinore.

Feministet nuk janë aty as për të duartrokitur çdo grua që ngjitet në pushtet, sidomos kur ajo zgjedh të bëhet zëdhënëse e shpifjeve, fyerjeve apo e poshtrimit politik.

Feminizmi është mburojë, është strehë, është zë, por vetëm për ato gra që çlirohen dhe çlirojnë – për gratë që guxojnë të jenë të lira, të drejta dhe të vërteta.

Sepse kur një grua kërkon përkrahje nga feministet, ndërkohë që vet është shembull sesi NUK duhet të jetë një grua, është fyerje për çdo grua që ka luftuar dhe lufton për të pasur zë.

p.s

nuk e kam fjalën për Albulenën, apo jo vetëm për Albulenën. Sepse këtë lloj gruaje e hasim jorrallë, por më së shumti aty ku rrinë pushteti, qoftë kjo në politikë apo gjetiu.

Të ngjashme

Të fundit