Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se të hënën (16 shtator), do të mund udhëtojnë pa pagesë me autobusët e Trafikut Urban.
Tutje në njoftim thuhet se qytetarët mund të shfrytëzojnë edhe biçikletat publike pa pagesë, por pasi të regjistrohen në aplikacion, me vlerën prej 5 eurosh.
“TË HËNËN UDHËTIME FALAS ME AUTOBUSËT E TU DHE BIÇIKLETAT PUBLIKE
Të nderuar qytetarë,
Të hënën, më 16.09.2024, të gjithë mund të udhëtoni pa pagesë me autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë. Gjithashtu, pasi të regjistroheni në aplikacionin
#nextbike me vlerën prej 5 eurosh, po atë ditë mund të përdorni biçikletat publike pa pagesë, gjatë gjithë ditës”, thuhet në njoftim.