Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një shkrese tha se Federata e Futbollit e Kosovës nuk mund ta mbajë Kuvendin Zgjedhor me 5 shkurt, pasi sipas saj duhet plotësuar disa kritere, të cilat i listoi në shkresën e saj.
E ndërkohë ka ardhur reagimi nga Federata e Futbollit e Kosovës dhe nga i pari i saj, Agim Ademi.
Fillimisht, FFK publikoi një video nga kuvendi i fundit i mbajtur, në të cilën tha se kanë miratuar ndryshimet statutore të harmonizuara plotësisht me ligjin e ri të sportit si dhe me kërkesat e UEFA-s dhe FIFA-s.
Ndërkohë, presidenti i FFK-së, Agim Ademi postoi një foto së bashku me presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin si dhe me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino në përvjetorin e themelimit të Federatës së Futbollit të Hungarisë.
“Të harmonizuar, UEFA, FIFA, FFK”, shkroi Ademi.






