-9.6 C
New York
Saturday, January 24, 2026

Buy now

Të gjithë të çmendur pas saj, njihuni me “binjaken” e Georgina Rodriguez (Foto)

- Advertisement -

Një grua e quajtur Victoria është kthyer në një fenomen të vërtetë në rrjetet sociale. Ajo ka tërhequr vëmendjen e mijëra përdoruesve për shkak të ngjashmërisë së saj të jashtëzakonshme me Georgina Rodriguez.

Victoria, nënë beqare e tre fëmijëve, ka arritur të fitojë rreth 80 mijë ndjekës në “TikTok” në më pak se një muaj, ndërsa videot e saj po shpërndahen me shpejtësi në platforma të ndryshme. Pamja e saj, me flokë të errët, tipare të ngjashme të fytyrës dhe forma trupore pothuajse identike, ka bërë që shumë përdorues ta quajnë “binjakja” e Georginës.

Ngjashmëria ka qenë aq e fortë, sa në rrjet kanë nisur edhe debatet për përdorimin e filtrave apo inteligjencës artificiale. Megjithatë, Victoria ka reaguar duke publikuar video pa filtra dhe pa makijazh, për të treguar se pamja e saj është reale.

Komentet nuk kanë munguar, ku shumë ndjekës shkruajnë me ironi: “Duket më shumë si Georgina sesa vetë Georgina”, ndërsa të tjerë shprehen të habitur nga ngjashmëria e pazakontë.

Të ngjashme

Të fundit