-1.3 C
New York
Monday, January 20, 2025

Buy now

Të gjithë me armë në dorë, ky ministër ukrainas po bën një tjetër luftë ndaj Rusisë

- Advertisement -

Nga streha e tij nëntokësore në një vend sekret në Kiev, ministri më i ri i kabinetit të Ukrainës po bën një luftë dixhitale kundër Rusisë.

Duke përdorur armën e tij të preferuar – mediat sociale – Mykhailo Fedorov u ka kërkuar shefave ekzekutivë të bizneseve të mëdha të ndërpresin lidhjet me Moskën. Ai ka ndërmarrë gjithashtu lëvizjen e paprecedentë të krijimit të një “Ushtrie IT të Ukrainës” vullnetare për të nisur sulme kibernetike kundër “armikut”.

Më herët ai ngacmoi edhe miliarderin Elon Musk duke thënë se ai synonte të “pushtonte” Marsin, kurse Putini po pushton Ukrainën duke i kërkuar që të bentë diçka. Pak orë më vonë, Musk u përgjigj duke thënë se sistemi Starlink ishte bërë funksional në Ukrainë duke siguruar internet për vendin.

Ministri Fedorov ka bërë presion mbi kompanitë shumëkombëshe për të bojkotuar Rusinë.

Apple, Google, Meta, Tëitter, YouTube, Microsoft, Sony, Oracle… , etj, të gjithë kanë marrë një letër zyrtare nga qeveria ukrainse për të shkëputur marrëdhëniet me Rusinë.

Fedorov më pas postoi letrat e tij në mediat sociale në mënyrë që bota të mund t’i shohë, plus disa nga përgjigjet. /abcnews.al

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit