2.6 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

“Të gjithë i kanë thënë Shkëlzenit ‘çoban i ushtarëve’”, Daut Haradinaj flet për të bëmat e vëllait të tij

- Advertisement -

Të rralla janë rastet kur vëllezërit Haradinaj flasin për vëllezërit e tyre që tani janë dëshmorët e UÇK-së, pasi siç thonë edhe vetë ata çdo fjalë është e tepërt për veprimtarinë e tyre dhe aktivitetin ushtarak gjatë kohës së luftës.

Për njërin nga ta, ka folur Daut Haradinaj i cili në emisionin “n’Demos”, ka treguar lidhjet e tij me disa nga krerët e luftës të kohës, ndërsa rol të madh ka luajtur edhe në pajtimin e familjeve shqiptare.

“Shkëlzeni ka qenë burrë i urtë dhe shumë i dashur, ai na ka ndihmuar që me pas ndikim në atë pjesë të Kosovës në kohën kur ka qenë shumë zor që të tjerët me të besu, Shkëlzeni tri-katër herë i ka dërgu Hashimin, Kadrinë e të tjerët në Shqipëri e i ka kthy, ai t’i ka hap dyertë, të gjithë i kanë thënë Shkelzenit si çoban i ushtarëve, ai asnjëherë s’ka shkuar me fjet para se me i shiku ushtarët, a kanë hangër a kanë pi e kështu me radhë. Neve na ka dëmtu shumë rënia e tij, edhe pas luftës, ai nuk ka leju me pas dallime e divergjenca mes shqiptarëve, ai kur ka dëgju se dy familje janë përplasur, ai i ka hyp kerrit e ka shku i ka pajtu”, ka deklaruar ai.

Këshillat e urdhërat e tij kanë qenë vendimtare për rrjedhën e luftës.

Ka qenë meritë direkte e Shkëlzenit se pse ne nuk kemi ndërhyrë pas rënies së Adrianit, ai na ka ndaluar edhe paraqitjen publike në Gjocaj, aty kemi pasur bisedë edhe me Adem Demaçin, mirëpo kur filloi në Llaushë e në Drenicë lufta, unë u thash se po shkoj atje, prandaj edhe kam rastisur aty kur ndodhi paraqitja e parë publike e UÇK-së në skenë, madje ne nuk kemi lënë stacion të policisë pa e sulmuar me 26 e 27 si mbështetje për Drenicën, edhe Mujë Krasniqi e kishte sulmuar stacionin në Kievë, kështu ishin marrëveshjet”, ka thënë ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit