Sulmuesi Jadon Sancho mesa duket do të ketë një tjetër shans për ta dëshmuar kualitetin te Manchester Unitedi, këtë e ka konfirmuar trajneri Erik ten Hag.
Tekniku holandez konfirmoi se ka biseduar me yllin anglez dhe të gjitha problemet mes tyre janë lënë anash.
Në një intervistë për “AD Sportëereld”, Ten Hag është pyetur sërish për Sanchon dhe e rikonfirmoi se gjithçka është sqaruar dhe tani do të punojnë për suksesin e klubit.
“Biseduam mirë. Të gjithë mund të bëjnë gabime. E kemi vendosur pikën dhe kemi lëvizur”.
“Ky klub ka nevojë për lojtarë të mirë dhe një gjë është e sigurt: Jadon është lojtar shumë i mirë”.
“Shpresoj që do të funksionoj dhe të kontribuojë në suksesin tonë”, nënvizoi Ten Hag.
Ndërkohë, Man Unitedi është mjaftë aktive në afatin kalimtar veror ndërsa tani po e synon afrimin e Matthijs de Ligt pasi kompletuan blerjen e yjeve si Leny Yoro e Joshua Zirkzee.