Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, të fundit për këtë vit, në të cilën ka:
– Miratuar Planin Kombëtar për Zhvillim 2024-2026. Me qëllim të përmbushjes së prioriteteve kryesore të Qeverisë, vitin e kaluar Qeveria ka filluar planifikimin dhe mbikëqyrjen e performancës, përmes platformës së unifikuar të Planit Kombëtar për Zhvillim, i cili përfshinë katër shtylla kryesore: (1) Rritjen e qëndrueshme ekonomike, (2) Zhvillimin e barabartë njerëzor, (3) Sigurinë dhe sundimin e ligjit dhe (4) Qeverisjen e mirë. Ai mbulon 11 sektorë të ndryshëm, duke përfshirë ekonominë digjitale, infrastrukturën, mjedisin, arsimin, punësimin, shëndetin, kulturën, paqen dhe sigurinë, drejtësinë, qeverisjen efektive dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.
– Miratuar Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave. Ligj që do bëjë reformë në fushën e medias e që do trajtojë dhe rregullojë: kompetencat e KPM-së, pronësinë e mediave, mbrojtjen e fëmijëve dhe qasjen e personave me aftësi të kufizuara. Për më tepër, do të përcaktojë politikat e transmetimit dhe ritransmetimit, mbikëqyrjen e përmbajtjes audiovizive të paraqitura në mediat online dhe në platformat për shpërndarjen e videove, duke vendosur standarde të larta edhe në çështjet e sponsorizimit, vendosjes së produktit, reklamimit në televizion e komunikimeve komerciale.
– Miratuar Projektligjin për Këshillin e Sigurisë të Republikës së Kosovës, që ka për synim konsolidimin dhe fuqizimin e sektorit të sigurisë, duke vendosur themelet e një sistemi të integruar të arkitekturës së sigurisë, i cili do të jetë në shërbim të sigurisë kombëtare, dhe realizimit të synimeve dhe qëllimeve shtetërore.
– Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Amendamentimit Nr. 3 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2015. Qëllimi i kësaj marrëveshje ndërkombëtare është zgjatja e afatit për zbatimin e programit vjetor IPA 2015 edhe për 2 vite shtesë.
– Miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Evropa Digjitale” (2021-2027) ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Marrëveshja ka rëndësi të veçantë pasi që ofron mundësi të zhvillimit të teknologjive, shërbimeve dhe produkteve për bizneset, qytetarët dhe administratën publike. Në kuadër të këtij Programi janë të ndara 9.2 miliardë euro për shtetet e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.
Një ndër objektivat kyçe të Qeverisë është fuqizimi i rolit të organeve inspektuese, me ç’rast është miratuar në Kuvendin e Kosovës, Ligji për Inspektimet. Ndërsa, me miratimin e këtij Projektligji të veçantë, do të krijohet një bazë ligjore funksionale dhe lehtë e zbatueshme për funksionalizimin e Inspektoratit të Tregut, duke e bërë organ qendror, me shtrirje në 7 rajonet e Kosovës.
– Miratuar Projektligjin për shtetësinë e Kosovës. Ai lehtëson fitimin e shtetësisë të personave të pajisur me lejeqëndrim të përhershëm në rrethana të jashtëzakonshme, duke përfshirë shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit të cilët kanë vite që jetojnë në Kosovë, e të cilët përballen me diskriminimin e autoriteteve të Serbisë përmes fshirjes së adresave. Rregullimi i statusit të tyre është prioritet për Qeverinë tonë.
Koordinatore Kombëtare kundër dhunës ndaj grave, kundër dhunës në familje dhe kundër dhunës me bazë gjinore, kryesuese;
1.7. Znj. Edi Gusia – Agjencia për Barazi Gjinore, zëvendës kryesuese;
1.8. Z. Blerim Gashani – Ministria e Punëve të Brendshme, anëtar;
1.9. Z. Avni Zogiani – Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, anëtar;
1.10. Znj. Nazlie Bala – Ministria e Drejtësisë, anëtare;
1.11. Znj. Dafina Gexha Bunjaku – Ministria e Shëndetësisë, anëtare;
1.12. Z. Taulant Kelmendi – Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtar;
1.13. Z. Arbër Vokrri, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, anëtar;
1.14. Z. Sylejman Elshani, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar;
1.15. Z. Arbnesh Ajvazi, Policia e Kosovës, anëtar;
1.16. Prokuroria e Shtetit, anëtar;
1.17. Znj. Mirlinda Bytyqi Rexhepi, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, anëtare;
1.18. Znj. Luljete Hetemi, Akademia e Drejtësisë, anëtare;
1.19. Znj. Zana Hamiti, Koalicioni i Strehimoreve të Kosovës, anëtare;
1.20. Z. Burhan Maxhuni, Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, anëtar, dhe
1.21. Z. Blerim Shabani, Përfaqësuesi i Qendrës për Punë Sociale, anëtar.
– Aprovuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për aprovimin e projektit “Ndërtimi i Qendrës Emergjente – QKUK”
– Miratuar për shqyrtim të mëtejmë të kërkesës për shpronësim shtesë për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Gjilan -Dheu i Bardhë, Segmenti Banullë-Bresalc.
– Aprovuar analizën Ex-Post të Mekanizmave të Demokracisë Lokale. Kjo analizë synon të bëjë një vlerësim të zbatimit, pajtueshmërisë dhe rezultateve të arritura nga ana e komunave të të gjithë mekanizmave të demokracisë lokale. Ligji ka hyrë në fuqi në vitin 2008, dhe që nga kjo kohë deri më tani nuk ka pas asnjë ndryshim të kësaj kornize ligjore.
komuniteteve në Kosovë për periudhën 2023- 2027. Qëllimi i kësaj Strategjie është që të forcojë mbrojtjen dhe të ofrojë zgjidhje të qëndrueshme për gjithëpërfshirjen e komuniteteve në arsimim, punësim, mirëqenie sociale, strehim, çështje pronësore, përdorim të gjuhëve dhe shëndetësi.
- Aprovuar Planin e Veprimit 2023-2025, mbështetur në Strategjinë për Transportin Multimodal 2023-2030. Përmes këtij Plani synohet ngritja e kapaciteteve përmes reformave në menaxhim, rritja e sigurisë së transportit, mjedis më i pastër duke shfrytëzuar automjete me emetim zero të gazrave dhe digjitalizimi në fushën e transportit.
Aprovuar Projekt Statutin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës synon ofrimin e vazhdueshëm të shërbimeve shëndetësore cilësore, të sigurta dhe të qasshme për të gjithë. Andaj edhe rregullimi i paqartësive dhe mangësive brenda vet strukturës të këtij institucioni është i nevojshëm. Ky Projekt Statut përcakton fushëveprimin, organizimin, organet drejtuese, të drejtat dhe detyrimet, mënyrën e zgjedhjes së organeve drejtuese, si dhe çështje tjera të ndërlidhura me veprimtarinë dhe funksionimin e ShSKUK-s.
– Aprovuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministres së Drejtësisë, për nënshkrimin e Marrëveshjes për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes për Ekstradim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Italisë. Republika e Kosovës ka arritur të avancojë pozicionin e saj në marrëdhënie ndërkombëtare. Në këtë linjë, tani Republika e Italisë është pajtuar që të thellojë tutje bashkëpunimin në fushën e ekstradimeve, duke u bërë shteti i parë evropian që lejon ekstradimin e shtetasve të vet në Republikën e Kosovës.
– Aprovuar Koncept Dokumenti për Vendbanim dhe Vendqëndrim. Ky koncept dokument është iniciuar mbi faktet e problemeve të identifikuara në lidhje me adresën e saktë të qytetarit, vështirësitë në ndryshimin e vendbanimit, pengesat në komunikimin e të dhënave për adresë në mes të institucioneve, si dhe në zhvillimet teknologjike.
– Aprovuar Planin e
– Miratuar Projektligjin për Faturat e Kulturave Bujqësore dhe Fletëmagazinave. Ky ligj rregullon Faturat e Kulturave Bujqësore dhe Fletëmagazinat si instrumente financiare për të siguruar financimin e kapitalit qarkullues për sektorin e bujqësisë dhe përcakton bazën ligjore dhe ekonomike, parimet dhe rregullat e nxjerrjes, regjistrimit publik, vendosjes dhe qarkullimit të tyre në Kosovë.
Aprovuar kërkesën për ndarja e mjeteve buxhetore për mbulimin e mungesës së mjeteve për ekzekutimin e pagave për muajin dhjetor 2023.
– Aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje buxhetore, sipas tabelave të bashkangjitura në vendim.
– Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin Nr. 08/169 të datës 27 tetor 2023 dhe shfuqizuar Vendimin e Qeverisë Nr. 24/178 të datës 13 dhjetor 2023.
– Aprovuar e kërkesën e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për transfer të mjeteve bazuar në nenin 30.3 të Ligjit Nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike.
– Miratuar vendimin përmes së cilit buxheti i katër komunave në veri të vendit, pra Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Komunës veriore të Mitrovicës, do të shfrytëzohet për të paguar një pjesë të borxhit ndaj KOSTT-it që është akumuluar nga devijimet deri më tani. Shuma totale prej 11,880,246.33 euro, përfshirë edhe mjetet e alokuara të Fondit Zhvillimor në Mirëbesim, merret nga këto katër komuna dhe i transferohet KOSTT-it për të paguar një pjesë të borxhit për energjinë e shpenzuar.